Three-Year-Old Kindergarten brochure - Albanian

Qeveria Viktoriane po investon pothuajse 5 (pesë) miliardë dollarë gjatë dekadës për të prezantuar kopshtin trevjeçar universal të financuar - dhe tashmë ky shërbim është në dispozicion në të gjithë shtetin.

Qeveria Viktoriane po investon pothuajse 5 (pesë) miliardë dollarë gjatë dekadës për të prezantuar kopshtin trevjeçar universal të financuar - dhe tashmë ky shërbim është në dispozicion në të gjithë shtetin.

Kjo do të thotë një vit tjetër i të mësuarit, rritjes, lojës dhe miqësimit për fëmijët viktorianë

Pjesëmarrja në një program cilësor të kopshtit nga mosha tre vjeçare rrit rezultatet e të mësuarit zhvillimit, shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve.

Fëmijët e vegjël mësojnë për botën përreth tyre përmes lojës

Të mësuarit në bazë të lojës është mënyra se si fëmijët e vegjël mësojnë më mirë. Ai u jep fëmijëve mundësinë të përdorin imagjinatën e tyre, të ndërtojnë aftësitë e tyre gjuhësore dhe të mësojnë rreth numrave dhe modeleve. Ata gjithashtu mësojnë se si të merren vesh me të tjerët, të ndajnë lodrat, të dëgjojnë dhe të menaxhojnë emocionet e tyre.

Fëmijët në Viktoria kanë mundësi të shkojnë në kopsht për dy vjet

Fëmijët në të gjithë shtetin do të përfitojnë të paktën pesë orë programi kopshtesh të financuar çdo javë që nga viti 2022. Orët e përfitimit do të rriten deri në 15 (pesëmbëdhjetë) orë në javë deri në vitin 2029.

Pavarësisht se në cilin kopsht shkon fëmija juaj, programet do të drejtohen nga mësues dhe edukatorë të trajnuar.

Fëmijët mund të ndjekin programin e kopshtit në shërbimet e çerdhes (childcare) ose të kopshtit të pavarur.

Fëmijët e vegjël mësojnë për botën përmes lojës

Ata mësojnë se si të merren vesh me të tjerët, të ndajnë, të dëgjojnë dhe të menaxhojnë emocionet e tyre.

Në një program kopshtesh, fëmijët përdorin lojën për të ndërtuar aftësitë e tyre gjuhësore dhe për të mësuar rreth numrave dhe modeleve

Mësuesit dhe edukatorët i ndihmojnë fëmijët të bëhen kuriozë, krijues dhe të sigurt për të mësuarin.

Updated